​Rifillimi i dialogut me Serbinë, këshilltari i kryeministrit të shkarkuar paralajmëron rezistencë

​Rifillimi i dialogut me Serbinë, këshilltari i kryeministrit të shkarkuar paralajmëron rezistencë

Pas paralajmërimit të presidentit, Hashim Thaçi për formimin e Qeverisë së re dhe njoftimit të Emisarit Special të Presidentit Donald Trump, Richard Grenell për rifillimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, ka reaguar këshilltar i kryeministrit të shkarkuar, Shkëlzen Gashi, shkruan Insajderi. 

Gashi, përmes një shkrimi në “Facebook”, ka paralajmëruar rezistencë ndaj njoftimit të Grenellit se shpejt do të ketë fillim të bisedimeve dhe marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Këta po duan të pranojnë shkëmbim territorial; komuna të reja me shumicë sërbe e asociacion të tyre; si dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë. Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Sërbia e as anëtarësim në OKB. Këta do të marrin amnesti për pasurim të paligjshëm për dy dekada në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe amnesti nga Gjykata Speciale. NE DO TË REZISTOJMË!”, ka reaguar Gashi ndaj shkrimit të publikuar nga Grenell në “Twitter”, përcjell Insajderi.

E gjatë ditës, në shkrimin e publikuar në “Twittwr”, ku presidenti Thaçi paralajmëron formimin e Qeverisë së re, ka reaguar Grenell, i cili përmes një ‘retweeti’ ndaj postimit të presidentit, është shprehur se nëse hiqen tarifat dhe reciprociteti nga java e ardhshme atëherë do të fillojë dialogu me seriozitet./Insajderi.com

Lexo edhe:

Paralajmëron Thaçi: Javën tjetër do i marr hapat për Qeverinë e re

Grenell paralajmëron rifillim të dialogut Kosovë-Serbi