​Rrahje për një pronë në Pejë

​Rrahje për një pronë në Pejë

Në fshatin Zahaq të Pejës shtatë persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur në mes vete, njofton Insajderi.

Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse të tjerët lirohen në procedurë të rregullt.

Kujtojmë që ditë më parë për çështje pronësie kanë ndodhur dy vrasje në Podujevë. /Insajderi.com/