Këngëtarja me origjinë shqiptare, Anita Latifi rrezikon dënimin deri me burg nga gjykatat gjermane në betejën gjyqësore mes saj dhe futbollistit e Milanit, Hakan Çalhanoglu.

" />

​Shantazhoi lojtarin e Milanit, këngëtarja shqiptare rrezikon burgun

Mes tyre ka pasur një romancë në periudhën kur lojtari luante për Hamburgun.

Sipas dëshmive dhe provave të marra nga gjykata, Latifi ka telefonuar pas ndarjes përmes një personi tjetër përfaqësuesit e futbollistit duke i kërkuar 250 mijë euro për të mos treguar në media për një abort.

Në fakt, gjykata thotë se nuk është provuar në asnjë moment që Anita Latifi të ketë ngelur ndonjëherë shtatzënë me Çalhanoglu.

Vetë lojtari ka pranuar se ka pasur marrëdhënie me këngëtaren, por thotë se “është treguar i kujdesshëm”.