​SHERK kërkon rishikimin e vendimit për ndalimin e punimeve në hidrocentrale

​SHERK kërkon rishikimin e vendimit për ndalimin e punimeve në hidrocentrale

Shoqata për Energji të Ripërtëritshme e Kosovës (SHERK) ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Ekonomisë për ndalimin e punimeve të hidrocentraleve në Kosovë, duke thënë se një gjë e tillë është diskriminuese dhe tendencioze.

SHERK në letrën dërguar ministres në detyrë Rozeta Hajdari, konsideron se me punimet e ndërmarrjeve të tyre nuk rrezikohen burimet e ujit, aq me pak për shkak të COVID -19.

“Investimet dhe zhvillimet në këto projektet bëhen me një orar të përcaktuar, me një biznes-plan dhe orar të pagesave e pajisjeve, të kësteve kreditore e garancive bankare në kohë strikte, kontratave me inxhinier-ekspert të jashtëm e vendor, teknik e punëtor të angazhuar të cilët marrin paga dhe mbajnë familje, vonesa në angazhim të përhershëm të punëtorëve e inxhinierëve në HC që do të vihen në operim. Me këtë urdhëresë, ju zonja ministre i keni rrezikuar të gjit ha këto”, thuhet në letër.

SHERK kërkon rishikimin e urdhëresës së MEPTINIS, në të kundërtën paralajmëron se të drejtat e tyre do t’i kërkojnë përmes organeve kompetente.

“Obligimet tona kontraktuale, anuitetet kreditore, garancionet bankare, obligimet ndaj kontraktorëve dhe furnitorëve të huaj për pajisjet e HC, kamatë vonesat si dhe pagat e punëtorëve t’i kërkojmë përmes organeve të drejtësisë për shkak të vonesave të realizimit të projekteve të krijuara nga urdhëresa në fjalë”, thuhet ndër tjera në letrën e SHERK.