​Shtohet numri i grave në bordet mbikëqyrëse të kompanive gjermane

​Shtohet numri i grave në bordet mbikëqyrëse të kompanive gjermane

Gratë zënë pothuajse një të tretën e pozicioneve të bordit mbikëqyrës në 186 kompanitë më të mëdha të listuara në Gjermani në fund të muajit tetor, duke zbuluar kështu një rritje të qëndrueshme, treguan shifrat e botuara sot.

Sipas studimit nga organizata “Fidar”, që regjistron postet e grave në borde, shifra u rrit në 31,8%, nga 30,9 % që ishte në fund të muajit qershor. Vitin e kaluar kjo shifër ishte 28,1%.

Që nga fillimi i vitit 2016, kompanitë e listuara në madhësi të caktuara, në përgjithësi me më shumë se 2000 punonjës, duhet të punësojnë në pozicionet e bordit mbikëqyrës gra, derisa të arrihet një minimum prej 30%.

Rreth 4000 kompanive të tjera u kërkohet të përcaktojnë objektivat e tyre për gratë, si në pozicionet e bordeve mbikëqyrëse, ashtu edhe në ato drejtuese./ATSH/