​Vajzës së mitur i gjendet marihuanë në oborrin e saj

​Vajzës së mitur i gjendet marihuanë në oborrin e saj

Policia e Kosovës te një vajzë e mitur në Mitrovicë, ka gjetur dhe konfiskuar një qese të vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”.

Sipas Policisë, pas një informate lidhur me një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull, patrulla në vendin e ngjarjes nuk ka takuar të dyshuarin por në oborrin e shtëpisë kanë takuar të dyshuarën moshë e mitur, tek e cila është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”.

Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.