​Zbulohet misteri: Çfarë ëndërrojnë qentë?

​Zbulohet misteri: Çfarë ëndërrojnë qentë?

Për shkak të gjërave të tilla, ju mund t’i doni vetëm më shumë.

Qentë janë një thesar i vërtetë, por zbulimi i kohëve të fundit për ato që ata në të vërtetë ëndërrojnë, do t’ju bëjë t’i vlerësoni më shumë se kurrë.

Psikologu nga Harvardi, Diedra Baret, ka zbuluar se qentë, në të vërtetë, ëndërrojnë për ne.

“Qentë janë zakonisht shumë të lidhur me pronarët e tyre, kështu që ka të ngjarë që ata të ëndërrojnë për karakterin tonë, erën dhe gjendjen në të cilën ata na përkëdhelin ose irritojnë”, zbulon Barrett, duke shtuar se njerëzit gjithashtu ëndërrojnë për gjëra që i preokupojnë gjatë ditës, vetëm se konteksti i ëndrrave tona është më pak i logjikshëm, ndërsa më mirë vizualizojmë vetë subjektin e ëndrrës.