​Zemaj thotë se ka mirëmenaxhim: Rritja e rasteve me Covid-19 për shkak të mosdisiplinës, por nuk do të lejohet

​Zemaj thotë se ka mirëmenaxhim: Rritja e rasteve me Covid-19 për shkak të mosdisiplinës, por nuk do të lejohet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se rritja e menjëhershme e rasteve me COVID-19, po vjen si pasojë e tubimeve të pakontrolluara, njofton Insajderi.

Megjithatë, Zemaj tha se vendi ynë akoma është në limitet e zonës së gjelbër për kokë banori.

“Do të marrim masa në kufizim të grumbullimeve private dhe publike, do të ketë kufizim të kohës në qendra tregtare, aktivitete sportive e kulturore, gastronomi, kjo e fundit sidomos për Prishtinë dhe disa komunave tjera”, tha ai.

Ai tutje e ka quajtur mirëmenaxhim, situatën e tanishme të krijuar me pandeminë COVID-19, duke përmendur rritjen e kapaciteteve, të pajisjeve dhe rritjen e numrit të testeve PCR.

I pari i Shëndetësisë më tej tha se nuk do ta lejojnë trendin siç ka ndodhur në korrik dhe gusht, pasi do të parandalohet me masa kufizuese.

“Asnjëherë nuk i përjashtojmë kufizimin e lëvizjes, karantinën dhe orën policore”, tha ai në Klan Kosova. /Insajderi.com