1.174 vdekje nga Coronavirusi që nga 13 marsi

1.174 vdekje nga Coronavirusi që nga 13 marsi

1.174 persona kanë humbur jetën si pasojë e Coronavirusit që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars.

Vetëm të premten u regjistruan edhe 13 vdekje të reja, njofton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 45.594, ndërsa i të shëruarve 32.498.

Rastet aktive momentalisht janë 11.992. Shumica të vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre – një pjesë e hospitalizuar.

Kryeqyteti mbetet vatra e Coronavirusit. Vetëm në njëzetekatërt e fundit u raportuan 244 infeksione të reja. /Insajderi.com