Në njoftimin e bërë public këtë pasdite të hën" />

1.3 ton drogë në Kavajë, prokuroria kërkon burg për këta 5 persona

1.3 ton drogë në Kavajë, prokuroria kërkon burg për këta 5 persona

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur dosjen e 1.3 tonëve të drogës që u kapën në Kavajë thuajse një vit më parë.

Në njoftimin e bërë public këtë pasdite të hëne, prokuroria kërkon burg për 5 personat e përfshirë në trafikun e sasisë së madhe të kanabisit, e cila u gjend në korrik të vitit 2017 në dy automjete.

Droga po transportohej drejt plazhit të Gjeneralit, që më pas të nisej për në Itali. Gjatë momenteve të transportimit, policia ka ndërhyrë në arrestimin e personave të përfshirë në trafik.

Droga u gjend në dy mjete, një furgon dhe një fuoristradë e tipit Land Rover (konkretisht, 1 ton u gjet në furgon dhe 350 kg në mjetin fuoristradë).

Pavarësisht se personat që po transportonin drogën u larguan, më tutje policia arriti t’I prangosë.

Këtë të hënë, prokuroria kërkon burg për këto 5 persona: