1 i vdekur dhe 69 raste të reja ME Covid-19

1 i vdekur dhe 69 raste të reja ME Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar të prekur me Coronavirus vetëm 69 persona, por ka një rënie të ndjeshme të testeve të kryera, të cilat kanë qenë vetëm 994, njofton Insajderi.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person i prekur me Coronavirus, ndërsa janë shëruar 737 persona.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një 69-vjeçar nga Tirana e ka humbur betejën me COVID-19.

Që nga shpërthimi i pandemisë me Coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 130.606 raste, prej tyre 106.465 janë shëruar, 21.762 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.379 pacientë./Insajderi.com