1 në 10 të infektuar me Covid-19 në Itali janë punonjës të kujdesit shëndetësor

1 në 10 të infektuar me Covid-19 në Itali janë punonjës të kujdesit shëndetësor

4,826 punonjës të kujdesit shëndetësor në Itali janë infektuar nga koronavirusi i ri Covid-19.

Informacioni bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali (ISS).

Kjo do të thotë se rreth 9% e të infektuarve në të gjithë vendin nga Covid-19 janë punëtorë të kujdesit shëndetësor.

Federata Kombëtare e Kirurgëve dhe Stomatologëve në Itali po boton një procesverbal të mjekëve që janë infektuar dhe kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit, shkruan CNN.

Ajo rendit 18 mjekë që kanë ndërruar jetë që nga 11 Mars; prej tyre, 15 janë nga Lombardia, rajoni më i goditur dhe epiqendra e shpërthimit të Italisë.

Është e paqartë nëse secili prej mjekëve të listuar po luftonte drejtpërdrejt me shpërthimin e koronavirusit dhe duke trajtuar të infektuarit.

Aktualisht në Itali janë shënuar 4,825 viktima dhe 53,578 të infektuar.