“1 nga 5 milionë” në Kosovë distancohet nga vendimi për pjesëmarrje në zgjedhjet e Serbisë

Dy organizatorë të protestave të vitit të kaluar “1 nga 5 milionë” në Kosovë janë distancuar nga vendimi i djeshëm i organizatorëve të këtyre protestave në Serbi të dalin në zgjedhjet e ardhshme të Serbisë.

“1 nga 5 milionë” në Kosovë distancohet nga vendimi për pjesëmarrje në zgjedhjet e Serbisë

Një prej organizatorëve, Dejan Nedelkoviq ka shkruar në Twitter se “distancohet nga vendimi i organizatës me të njëjtën emër në Beograd e cila ka vendosur të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Serbi”, dhe ka shtuar se “1 nga 5 milionë” nga Kosova i bojkoton zgjedhjet”, transmeton Kossev.

Një organizator i dytë nga Kosova, Marko Jakshiq ka deklaruar se pajtohet me Nedelkoviqin dhe se “njerëzit të cilët kanë qenë 1 nga 5 milionë në Mitrovicë, gjithqysh janë kundër këtij vendimi të çmendur të rinisë nga Beogradi”.

Këtë javë do të shënohet një vit prejse në Mitrovicë u organizua protesta e parë “1 nga 5 milionë” e cila ishte nën presion të pushtetit serb./Insajderi.com.