Pak kilometra pasi kosovar" />

10 euro për një xhiro në autostradën e papërfunduar dhe të prishur

Autostrada e Kombit është njëri ndër projektet më të mëdha në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo autostradë, e njohur si “Rruga e Kombit” kishte filluar së ndërtuari në vitin 2006, dhe është lëshuar në qarkullim në vitin 2009. Autostrada që lidhë Kosovën me Shqipërinë, ka sjellë miliarda euro fitime. Turistët e shumtë dhe shtimi i eksportit në Kosovë janë vetëm dy nga përfitimet e shtetit shqiptar në këtë rrugë. Por, tash shteti shqiptar ka vendosur tarifë prej 10 eurove për veturat që lëvizin aty.

10 euro për një xhiro në autostradën e papërfunduar dhe të prishur

Pak kilometra pasi kosovarët kalojnë kufirin me Shqipërinë përballen me problemet e autostradës që të çon për Tiranë. Shqipëria ende nuk e ka përfunduar ndërtimin e shtatë urave që të jenë dykahëshe.

Gropat dhe ndërprerjet e autostradës nga rrugë katërkaheshe në dy, dhe mungesa e shenjave të komunikacionit janë disa nga problemet e shumta që përcjellin një shofer kosovar që vozitë në autostradën Rruga e Kombit.

Por tash këta qytetarë do të detyrohen edhe të paguajnë taksë prej 10 eurove.

Qeveria e Shqipërisë, ka marrur vendim që tash e tutje për kalimin e kosovarëve në këtë rrugë duhet të paguajnë taksa.

Sipas njoftimit të lëshuar nga kabineti i qeverisë Rama thuhet se se pagesa për kalimin në këtë autostradë, do të jetë nga 2.5 euro, e deri në 23 euro, varësisht nga lloji i mjetit.

Mjetet me 3 rrota                       2.5 euro

Mjete me 4 rrota                        5 euro

Mjetet me 6 rrota, autobusët  11 euro

Mjetet e rënda, kamionët        26 euro

Mjetet e rënda, kategoria H    23 euro

Kjo rrugë ende nuk është përfunduar sipas projektit që është prezantuar. Në fillim të këtij viti janë përfunduar pesë urat në këtë rrugë, të cilat ishin paraparë të pëfundonin në vitin 2013.

Por, dy urat më të mëdha të kësaj autostrade ende nuk kanë filluar.

Ky nuk është problemi i vetëm i Rrugës sëKombit. Ajo  nuk është mirëmbajtur që nga koha kur është lëshuar për qarkullim, dhe ka shkaktuar edhe prishje të mëdha të kësaj rruge./Insajderi.com

 

Vendimi i qeverisë që të vendos taksë, për të gjithë ata që do të qarkullojnë në këtë rrugë, nuk u ka pëlqyer as aktërëve të politikës në Shqipëri.

Këtë vendim, Sali Berisha e cilësoi si të dëmshëm, duke thënë se kjo rrugë i sjell Shqipërisë të ardhura mbi 300 milionë euro në vit.

”Sot filloi taksa “Edvin”, 5 deri e 10 euro ne rrugen e Kombit! Duke filluar nga sot, çdo automjet qe do kaloje ne rrugen e Kombit do paguaje taksen “Edvin”; 5 deri ne 10 euro!

Shqiperia nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milione euro te ardhura ne vit. Ne vend qe nje perqindje e tyre te perdoren per mirembajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptaret pse udhetojne tek njeri tjetri! Turpi i Kombit!”, ka shkruar Berisha.

I ashpër në reagim ishte edhe shefi i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili.

Ai kërkoi nga qytetarët që most a paguajnë këtë taksë, duke thënë se qytetarët nuk mund të paguajnë taksë për një rrugë, ndërtimi i së cilës është bërë me taksa të tyre.

“Qytetarët që udhetojne drejt verilindjes kryesisht vëllezerit nga Kosova janë të dënuar të paguajnë për të ardhur në Shqipëri sepse Qeveria e kryeministrit vjedh“, ka shkruar Vasili.

Reagime të forta ka pasur edhe nga ana kosovare. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se mimi i caktuar nga qeveria shqiptare është i lartë. Por, ka bërë të ditur se edhe qeveria kosovare do të vendos taksa për kalimin në Rrugën e Kombit, në pjesën që është në territory të Kosovës.

“Sa i përket tarifës së pagesës për shfrytëzimin e autostradave, presim një raport matjeje për numrin e automjeteve që qarkullojnë dhe për kushtet tjera që duhet të plotësohen për të arritur një çmim, i cili do të jetë i arsyeshëm për qytetarët”, ka thënë Lekaj.

Reagime për vendosjen e kësaj takse ka pasur edhe nga shumë fytyra publike në Kosovë dhe Shqipëri.

Rruga e Kombit ka filluar të ndërohet në vitin 2006, ani pse ndërtimi i saj kishte qenë i projektuar shumë vite më parë.

Rruga u lëshua në përdorim në qershor të vitit 2009 nga ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Kjo autostradë e lidh Durrësin dhe Shëngjinin me vendkalimin kufitar me Kosovën në Morinë. Ajo ka një gjerësi 25-31 metra, gjatësi prej 170 kilometra dhe në të zhvillohet shpejtësi 80–120 km/h.

Nga kufiri në Morinë deri në Durrës, rruga ekzistuese 180 kilometërshe që përshkohej për 6 deri 7 orë, është kthyer në një rrugë të shpejtë që të mund të kalohet për vetëm 2,5 orë.

Autostrada afron Kosovën me Shqipërinë dhe bregdetin e Adriatikut duke u lidhur edhe me një projekt të ngjashëm në Kosovë, autostradën Merdare-Vërmicë, momentalisht në zhvillim e sipër. Projekti është pjesë e koridorit Europiano-Juglindor R7 që lidh Lezhën nëpërmjet Prishtinës me Korridorin X në Nish të Serbisë.

Kjo autostradë i kishte kushtuar qeverisë shqiptare miliona euro, dhe që nga ndërtimi i saj, Kosova dhe Shqipëria kanë pasur një sukses të madh, sidomos në atë ekonomik. /Insajderi.com