10 fakte në botë që nuk do i beson se janë të vërteta

10 fakte në botë që nuk do i beson se janë të vërteta

Bota është e mbushur me mistere, disa të zgjidhura e disa të tjera kanë mbetur ende të panjohura. Të listuara më poshtë janë disa fakte të botës që do ju habisin, shkruan Insajderi.

  1. Në Tajvan është një restorant i cili shërben ushqim në enë në formë të një tualeti në miniaturë
  2. Princi Charls dhe princi William gjithmonë udhëtojnë në aeroplanë të ndara, në rast se ndodh ndonjë aksident njëri duhet të shpëtoj.
  3. Në kazinot e Las Vegas nuk ka orë, në këtë mënyrë konsumatorët kalojnë më shumë kohë atje.
  4. Çdo ditë rreth 20 banka vidhen. Shuma mesatare e vjedhur është rreth 25 mijë dollar.
  5. Më herët karotat kanë qenë ngjyrë vjollce.
    Në fund të shekullit 16 fermerët gjerman i morën mostra të karotës vjollce dhe gradualisht i kthyen ato në karotat e ëmbla ngjyrë portokalli që kemi sot.
  6. “Ishulli i gjarprit” më një madhësi prej më shumë se 43 mijë metra katrorë në Sao Paulo ka 4 mijë gjarpërinj, duke numëruar kështu një gjarpër çdo pesë metra katrorë.
    Është një nga ishujt me vdekjeprurës në botë, gjithashtu edhe shtëpia e Golden Lancehead, gjarpri i cili mund të shkrij mishin e njeriut.
  7. Charls Darwini hëngri gati çdo kafshë që e zbuloi
  8. Rusia ka një sipërfaqe më të madhe se planeti Pluto.
    Pluto ka 2370 kilometra, e cila shumë lehtë mund të zë vend në radiusin lindje – perëndim të Rusisë me madhësi 10 mijë kilometra po ashtu edhe në atë veri- jug me madhësi prej 4 mijë 
  9. Për çdo njeri janë rreth 1.6 milion buburreca në botë, dhe pesha e këtyre buburrecave së bashku është e njëjtë me atë të një njeriu.
  10. Familja më e madhe në botë është në Indi. Burri ka 39 gra dhe 94 fëmijë. Ziona Chana ka 94 fëmijë të tij dhe 33 nipa dhe mbesa. Ata jetojnë në një shtëpi katër katëshe me 100 dhoma në fshatin Baktwang në Indi./Insajderi.com