10 skuadrat më të mira të historisë në Champions League

Mesjavën e ardhshme do të luhen ndeshjet e treta të sezonit 2016/17 të Champions-it dhe me këtë rast UEFA ka bërë një listë të 100 skuadrave më të mira në historinë e kompeticionit.

10 skuadrat më të mira të historisë në Champions League

Drejtuesit e organizmit që qeveris futbollin evropian kanë llogaritur të gjithë pikët e grumbulluara nga klubet evropiane dhe kanë bërë një renditje të gjitha kohërave në Champions. Në krye të kësaj renditjeje është Real Madrid që, falë 543 pikëve të grumbulluara dhe 11 trofeve të fituar, i shikon të gjithë nga lart poshtë.

Podiumi kompletohet nga Bayern Munich, 423 pikë dhe 5 Champions të fituara dhe Barcelona, që është shumë e shkëputur nga rivalët e Madridit me një diferencë të madhe 391 pikë, pavarësisht kupave të fituara, shkruan Telesport.

Më pas vjen Manchester United, Milan dhe Juventus. Kuqezinjtë kanë grumbulluar 314 pikë dhe kanë fituar shtatë herë Champions-in, pas 249 ndeshjesh të luajtura me 125 fitore, 64 barazime dhe 60 humbje. “Zonja e Vjetër” e futbollit italian ka grumbulluar 294, falë 239 ndeshjesh116 fitore, 62 barazime dhe 61 humbje me dy trofe të fituar.

Ndërkohë, kampionati me numrin më të madh të skuadrave mes 10 më të mirave është Anglia me tri skuadra. Më pas vijnë Spanja, Italia dhe Portugalia. Në fund, futbolli gjerman është i përfaqësuar vetëm nga Bayern Munich. /Insajderi.com