10 të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

10 të infektuar me Coronavirus në Shqipëri

10 persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, rastet e infektimit janë shënuar nga gjithsej dy mijë e 224 mostra të marra për testim.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 16 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 842.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 756.983 testime, 132.459 raste pozitive dhe dy mijë e 453 të vdekur.

Aktualisht bëhet e ditur se janë 164 raste aktive. /Insajderi.com