10 persona kanë humbur jetën brenda 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, të cilët tutje kanë njoftuar se edhe 166 raste të reja kanë rezultuar pozitive nga gjithsej një mijë e 49 testime të kryera.
Insituti për Shëndet Publik në fqinjin lindor të Kosovës ka regjistruar 416 pacientë të shëruar.
Deri më tani në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i epidemisë, janë bërë 411.040 testime për këtë virus. /Insajderi.com