Numri i të vdekurve dhe rasteve të infektimit brenda ditës, po vazhdon të jetë i lartë në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.
Brenda 24-orëve të fundit, 10 pacientë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë këtij infeksioni.
Ndërkaq, 302 persona të tjerë janë infektuar gjatë kësaj periudhe kohore.
Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku tutje thuhet se rastet pozitive kanë rezultuar nga gjithsej dy mijë e 24 testime të kryera.
MSH e e shtetit fqinj bën të ditur se gjatë këtyre 24 orëve, 444 qytetarë janë shëruar nga Coronavirusi. /Insajderi.com