10 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në njëzetekatër orët e fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 311 infeksione të reja.
Ndërkaq, janë shëruar 128 qytetarë, njofton Insajderi.
Kjo ka bërë që të rritet numri i rasteve aktive, tani është 5.852.
Numri i përgjithshëm i rasteve në total është 58.399, ndërsa i të shëruarve 51.081.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 84 raste, Prizren 83 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Klinë 14 raste, Malishevë 13 raste, Suharekë 12 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Drenas 8 raste, Istog 7 raste, Dragash 6 raste, Gjakovë 5 raste, Rahovec 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Podujevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan dhe Kamenicë. /Insajderi.com