10 vjet burg për personin që vrau me lopatë

10 vjet burg për personin që vrau me lopatë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me dhjetë vite burg personin R.M i cili akuzohej se kishte kryer vrasjen e të ndjerit R.C.

Sipas Gjykatës Themelore në Ferizaj, personi me iniciale R.M në muajin gushtë të vitit të kaluar në fshatin Koshare të Komunës së Ferizajt kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore të ndjerit R.C lëndime ato që edhe i kishin shkaktuar vdekjen.

I ndjeri kishte shkuar në një autoservisë për të kërkuar ulëse për veturën e tij, ndërsa pronari i autoservisit e kishte udhëzuar që të shkoj tek një autoservisë tjetër që gjendej në anën e kundër të rrugës.

I ndjeri kishte pranuar rekomandimin e pronarit, përderisa po kthehej tek vetura e tij i pandehuri së bashku me punëtorët e tij kishin sulmuar me lopatë ku edhe i ndjeri kishte humb vetëdijen.

I ndjeri ishte dërguar menjëherë në emergjencë në Ferizaj dhe pas dhënies së ndihmës së parë transferohet në QKUK në Prishtinë, ku me 16 tetor të vitit të kaluar nga lëndimet e marra ndërroj jetë në QKUK.

Njëri nga punëtorët i cili kishte sulmuar së bashku me shefin e tij të ndjerin R.C edhe më herët kishte pasur konflikt me të ndjerin./Insajderi.com