10 vjet nga dorëheqja e Fatmir Sejdiut

10 vjet nga dorëheqja e Fatmir Sejdiut

Më 27 shtator të vitit 2010 kishte dhënë dorëheqje nga posti i presidentit, Fatmir Sejdiu.

Kjo dorëheqje ishte si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila erdhi në konstatim se Sejdiu ka bërë shkelje kushtetuese duke mbajtur postin e presidentit e njëkohësisht atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sejdiu vazhdimisht kishte deklaruar se postin në LDK  “e ka të ngrirë”, por në fund kishte respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke u dorëhequr.

Vendim të tij e kishte respektuar LDK duke e cilësuar si “akt të lartë moral”.

Pas takimit me kryeministrin e atëhershëm, Hashim Thaçin dhe me përfaqësues të vendeve të Quintit, ai dha dorëheqje duke iu drejtuar opinionit publik. /Insajderi.com