“100 ditët e Qeverisë Kurti nuk dallojnë nga qeveritë paraprake”

“100 ditët e Qeverisë Kurti nuk dallojnë nga qeveritë paraprake”

Punët e deritashme të kryera nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, shoqëria civile nuk po i konsideron ndryshe nga ekzekutivet paraprake, transmeton Insajderi.

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, thotë se legjislatura e tetë e Kuvendit ka miratuar vetëm një ligj – gjë që sipas tij, tregon se është performancë e dëbët sa i përket ligjvënies.

“Kishte vonesa ng ana e Qeverisë edhe në përgatitjen e planit qeverisës edhe në përgatitjen e programit legjislativ e ka edhe tani vonesa në dërgimin e projektligjeve në Kuvend”, ka thënë ai për “KK”.

Ndërsa, Agnesa Haxhiu, Monitoruesja e punës së Kuvendit nga KDI, thotë se mos-miratimi i ligjeve nuk mund të arsyetohet me mungesë të numrave, duke qenë që vetëm LVV, ka 57 deputetë.

Kurse, profesori universitar, Muhamet Sadiku, konsideron se ekzekutivi më tepër u fokusua në gjendjen nëpër institucione, sesa që u bën veprime konkrete.

“Prioritet sipas meje, duhet të jetë futja e llogaridhënies në qeverisje. Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm që gabimet në politikat ekonomike duhet të sanksionohen”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti, gjatë konferencës ku shpalosi punën e Qeverisë në 100 ditët e para të saj, tha se ai është ndryshe, prandaj ishte ai rezultat më 14 shkurt. /Insajderi.com