Një grua është ankuar se është sulmuar fizikisht nga një grua tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut të dielën gjatë orës 23:27, njofton Insajderi.
Viktima e sulmit ka pranuar tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore.
Ndërsa, e dyshuara është dërguar në kontroll në repartin e neuropsiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Prokurori kujdestar është njoftuar në lidhje me rastin. /Insajderi.com