Ish-vajza e James Bond ka vdekur në moshën 76 vjeç

Ish-vajza e James Bond ka vdekur në moshën 76 vjeç

Vajza e filmit James Bond,Margaret Nolan ka vdekur në moshën 76 vjeç.

Ajo luajti në filmin Goldfinger të vitit 1964 dhe ndihmoi në reklamimin e filmit, duke kërcyer me bikini të artë, ndërsa ishte pikturuar me ngjyrë ari nga koka te këmbët.

Megjithëse ajo do të shoqërohet gjithmonë me këtë imazh, Margaret nuk luajti rolin në ekran pasi Shirley Eaton luajti vajzën Bond të ngjyrosur në ar në film.

Regjisori i filmit Edgar Ëright ndau lajmin për vdekjen e saj në Tëitter në një përkujtim për aktoren, e cila gjithashtu luajti në filmin “Hard Day’s Night” dhe një seri filmash Carry On.

Regjisori shkroi në Tëitter: “është detyra ime e trishtuar të raportoj se aktorja dhe artistja, madhështorja Margaret Nolan ka ndërruar jetë.

“Ajo ishte ikonë e shumicës së gjërave gjatë viteve 60’; pasi ishte shfaqur në filmat e Beatles, kishte qenë në filmin ikonik të James Bond dhe ishte pjesë e kastiës të Carry On gjithashtu.”/Insajderi.com

Burimi: Mirror