Emily Ratajkowski është shtatzënë me beben e saj të parë

Emily Ratajkowski është shtatzënë me beben e saj të parë

Emily Ratajkowski është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Modelja mahnitëse, 29 vjeçare, zbuloi lajmin për pritje të foshnjës në kopertinën e revistës Vogue, dhe duke ndarë një pamje të zhveshur në Instagram.

Emily, e cila u bë e famshme në videoklipin e Blurred Lines të Robin Thicke, është në pritje të një fëmije me burrin e saj Sebastian Bear-McClard.

Ajo zbuloi lajmin në Instagram sonte, duke ndarë një GIF të saj në një kopertinë dixhitale të revistës Vogue.

Ajo po përkëdhel barkun e fryrë, e veshur me një fustan saten portokalli ndërsa një buzëqeshje e madhe ndrit nëpër fytyrën e saj.

Nën emrin e saj në kopertinë, lexon: “Pse nuk dua të zbuloj gjininë e fëmijës tim”.

“Ne na pëlqen të përgjigjemi se nuk do ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe se ata do të na bëjnë të ditur atëherë. Të gjithë qeshin me këtë. Megjithatë, ekziston një e vërtetë, e cila lë të kuptohet për mundësitë që janë shumë më komplekse se çfarëdo organi gjenital që mund të lindë fëmija ynë: e vërteta që në fund të fundit nuk e kemi idenë se kush – dhe jo çfarë – po rritet brenda barkut tim “.

Ajo shtoi: “Kush do të jetë ky person? Çfarë lloj personi do të bëhet? Si do të ndryshojnë ata jetën tonë dhe kush jemi? Ky është një koncept i mrekullueshëm dhe i frikshëm, një koncept që na bën të dy të pafuqishëm dhe të përulur”.

Emily thotë se nuk dëshiron të imponojë stereotipet gjinore tek fëmija i saj./Insajderi.com