Përplaset me makinë Samuel Eto’o

Përplaset me makinë Samuel Eto’o

Ish-sulmuesi i famshëm kamerunas, Samuel Eto’o, ka shpëtuar për mrekulli ditën e sotme kur makina e tij u përplas nga një tjetër automjet në rajonin e Nkongsamba-Litoral në Kamerun, njofton Insajderi.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Inter dhe Chelsea, po kthehej nga rajoni perëndimor i vendit kur makina është goditur papritur nga mbrapa.

Sipas informacioneve, ish-futbollisti 39 vjeçar ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Pamjet e aksidentit tregojnë se përplasja ka qenë tepër e rrezikshme. /Insajderi.com