Vetëvendosje kërkon nga deputetët ta shkarkojnë Qeverinë Hoti

Vetëvendosje kërkon nga deputetët ta shkarkojnë Qeverinë Hoti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë mocionin për shkarkimin e Qeverisë Hoti.

Qeverinë Hoti, Abrashi e quajti “pushtet përmes komplotit”, njofton Insajderi.

“Kemi të bëjmë me qeverinë më të dobët në 20 vitet e fundit. Një qeveri që erdhi në pushtet përmes një komploti. Nuk e kanë interesin më të vogël për të dëgjuar qytetarët.  Është koha që të reflektojmë si deputet të Kuvendit të Kosovës dhe ta nënshkruani mocionin për shkarkimin e Qeverisë Hoti. Këtë do të ja dinë për nderë qytetarët e familjarët tuaj”, tha ai.

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon të mbahet seanca e radhës.

Ndryshe, Subjekti politik që drejtohet nga Albin Kurti kishte nisur mocionin e mosbesimit kundër Qeverisë Hoti, por nuk ka arritur ende t’i sigurojë 40 nënshkrime të nevojshme për ta thirrur seancën e votimit për mosbesim kundër Qeverisë. /Insajderi.com