103 raste të reja me coronavirus, 95 të shëruar

103 raste të reja me coronavirus, 95 të shëruar

Edhe 103 raste të reja me Coronavirus janë shënuar sot në vendin tonë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se numri i rasteve pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit është 103 raste, ndërsa të shëruar janë 85 persona.

Në njoftim tutje bëhet e ditur se rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës, Podujevës, nga Mitrovica, Drenasi, Prizreni, Gjilani, nga komuna e Vushtrrisë, Fushë Kosovës, nga Shtimja, Suhareka, Kaçaniku e Skenderaj.

“Komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim.

Numri i rasteve që dolën pozitivë në Kosovë që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5472 nga 35 mijë persona të testuar. /Insajderi.com/

95 TË SHËRUAR DHE 103 RASTE ME COVID-19!

Më datën 16 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, July 17, 2020