Selimi: Veprimet e Dhomave të Specializuara janë puro politike dhe të njëanshme

Selimi: Veprimet e Dhomave të Specializuara janë puro politike dhe të njëanshme

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka hedhur akuza ndaj Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, veprimet e së cilës tha se janë puro poltike dhe kanë anime, njofton Insajderi.

Megjithatë, ai tha se duhet të besojmë në drejtësi pasi që ajo është në anën e Kosovës.

Këto deklarata Selimi i ka bërë në Facebook, pas një takimi virtual ku është diskutuar për zhvillimet nga Specialja.,

“Pata kënaqësinë të marrë pjesë në takimin virtual të organizuar nga Kosovo 2.0, bashkë me Besa Lucin që është udhëheqëse e kësaj organizate, Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Donika Emini udhëqëse e Platformës CiviKos, ku fokus i diskutimit ishte Gjykata Speciale.

Edhe pse veprimet nga ana e Dhomave të Specializuara, si lëshimdeklarata dhe forca joproporcionale e Policisë së Eulexit gjatë arrestimeve, të cilat mua personalisht më bëjnë të mendoj që janë veprime puro politike dhe kanë anime, ne duhet të besojmë në drejtësi, sepse ajo është në anën tone”, ka shkruar ndër të tjera ministry Selimi./Insajderi.com

Pata kënaqësinë të marrë pjesë në takimin virtual të organizuar nga Kosovo 2.0, bashkë me Besa Lucin që është udhëheqëse…

Posted by Selim Selimi on Thursday, January 21, 2021