11 orë pa rrymë, banorët e Suharekës protestojnë kundër KEDS-it

11 orë pa rrymë, banorët e Suharekës protestojnë kundër KEDS-it

Që nga ora 8 e mëngjesit, e deri në mbrëmje në Suharekë ka pasur mungesë të rrymës.

Kjo ka bërë që disa qytetarë të mblidhen dhe të protestojnë kundër KEDS-it, shkruan Insajderi.

“Prej 08:00 në mëngjes deri në ora 19:00 s’ka pas rrymë sot, pra 11 orë, e në orët e mrëmjes si paralajmërim të KEDS, për protestë janë mbledh disa qytetarë në Therandë”, ka thënë një qytetarë për Insajderin.

Mundësinë për bllokim të rrugëve e ka lënë të hapur edhe kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se kjo është mënyra e vetme për ta kundërshtuar këtë që po e bën KEDS-i.

“Nëse kjo situatë nuk përmirsohet nga ana e KEDS-it, bashkë me qytetarët dhe bizneset do ti bllokojmë rrugët, duke protestuar në forma paqësore deri në përmirsimin e kësaj gjendje”, ka shkruar Muharremaj në facebook.

Më poshtë mund të shihni pamje nga protesta në Suharekë. /Insajderi.com