Krejt me COVID-19

11-të anëtarë të familjes infektohen me COVID-19

Kjo familje deklaron se në Indi, është pothuajse e pamundur që të aplikohet distanca sociale, meqenëse familjet jetojnë në shtëpi të përbashkëta, gjë që ua bën të vështirë që të rrijnë larg nga njëri tjetri përderisa jetojnë bashkë.

11-të anëtarë të familjes infektohen me COVID-19

Mukul Garg nuk ishte shumë-shumë i shqetësuar kur xhaxhai i tij 57 vjeçar u sëmur me ethe me 24 Prill. Më pas, brenda 48 orësh, dy anëtarë të tjerë të familjes 17 anëtareshë u sëmurën, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Simptomat vazhduan ashtu edhe siç pritej – temperatura u rrit ndërsa zërat vinin e zbeheshin nga kolli.

Garg që vjen nga India, fillimisht mendonte se ishte thjesht grip sezonal, duke mos dashur ta pranonte se ishte infektuar me Coronavirus.

“Pesë ose gjashtë njerëz shpesh sëmuren njëkohësisht në këtë shtëpi, le të mos bëjmë panik”, i thoshte ai vazhdimisht vetes.

Mirëpo përgjatë ditëve në vazhdim, pesë anëtarë të tjerë të shtëpisë nisën të shfaqnin simptoma të Covid-19. Dhe atij vetëm sa vinte e i shtohej brenga.

Shumë shpejtë, familja Garg u bë një grup i madh të infektuarisht, pasi që 11-të nga 17-të anëtarët e saj, rezultuan pozitivë.

“Nuk kishim kontakt me askënd jashtë shtëpisë sonë dhe askush nuk na kishte ardhur në vizitë. Por prapë se prapë, Coronavirusi disi na erdhi në shtëpi dhe ne e infektuam njëri tjetrin”, ka thënë Garg në blogun e tij, duke marrë me qindra komente nga lexuesit.

Mendohet se 57 vjeçari i familjes Garg, e mori virusin nga një shitës në tregun e pemëve dhe perimeve.

Kjo familje deklaron se në Indi, është pothuajse e pamundur që të aplikohet distanca sociale, meqenëse familjet jetojnë në shtëpi të përbashkëta, gjë që ua bën të vështirë që të rrijnë larg nga njëri tjetri përderisa jetojnë bashkë, shkruan BBC. /Insajderi.com