11 të vdekur dhe 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 të vdekur dhe 364 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 364 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Përveç rasteve të infektimit, IKSHPK ka njoftuar se edhe 529 persona janë shëruar brenda së njëjtës periudhë kohore.

“Numri total i rasteve pozitive është 101.517 raste nga 500.112 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.072 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Me 529 pacientët e shëruar numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 87.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.433.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjilan 40 raste, Gjakovë 29 raste, Ferizaj 21 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 18 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Drenas 9 raste, Prizren 9 raste, Lipjan 7 raste, Rahovec 7 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Malishevë dhe Obiliq”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com