11 të vdekur dhe 730 raste me COVID-19 në Kosovë

11 të vdekur dhe 730 raste me COVID-19 në Kosovë

11 persona kanë vdekur dhe 730 të tjerë janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e përditshëm të IKSHPK-së, ku tutje u tha se të infektuarit kanë rezultuar nga një mijë e 794 testime të kryera.

Ndërkaq, edhe 75 persona të tjerë janë shëruar brenda kësaj periudhe kohore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 16 mijë e 122.

“Numri total i rasteve pozitive është 24.155 raste nga 106.770 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 755 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 312 raste, komuna Ferizaj 73 raste, komuna Gjilan 48 raste, komuna Podujevë 39 raste, Prizren 33 raste, komuna Gjakovë 31 raste, komuna Pejë 26 raste, komuna Fushë Kosovë 21 raste, komuna Viti 15 raste, komuna Deçan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Novobërdë 10 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna komuna Vushtrri 9 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Istog 3 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Hani i Elezit”, përfundon njoftimi. /Insajderi.com