11 të vdekur dhe 887 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

11 të vdekur dhe 887 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

11 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, në njoftimin e të cilës tutje thuhet se edhe 887 raste kanë rezultuar pozitive brenda kësaj periudhe kohore.

Në 24 orët e fundit atje janë shëruar 523 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 45 mijë e 906 persona që nga fillimi i epidemisë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga Coronavirusi në Shqipëri ka arritur në 75 mijë e 454 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë një mijë e 350 njerëz. /Insajderi.com