11 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

11 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

11 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kësaj periudhe nga 3.777 testime, 33 kanë rezultuar pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 92 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 147.473.

Numri i personave të vdekur në Maqedoninë e Veriut nga COVID-19 deri tani është 5.398./Insajderi.com