11 viktima dhe 303 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

11 viktima dhe 303 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria ka regjistruar 11 viktima si pasojë e Coronavirusit në 24 orët e fundit, transmeton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 303 raste të reja pozitive me virusin vdekjeprurës.

Rastet pozitive janë regjistruar nga testimi i dy mijë e 174 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë infektuar 121 mijë e 847 persona me COVID-19, dy mijë e 156 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Janë shëruar 86 mijë e 497, ndërsa janë 33 mijë e 194 raste aktive./Insajderi.com