11-vjeçari i zhdukur, burri i nënës jepte përgjigje skandaloze: Dal e lypi kur te ndreqi biçikletën

11-vjeçari i zhdukur, burri i nënës jepte përgjigje skandaloze: Dal e lypi kur te ndreqi biçikletën

Makfire Ilazi, nëna e 11-vjeçarit që u mbytë dhe u dhunua në Fushë Kosovë, thotë se i kishte kërkuar burrit të saj që të dilte dhe ta kërkonte djalin e tyre.

Përgjigja e njerkut të të miturit sipas nënës kishte qenë skandaloze. Ajo thotë se burri i saj i kishte thënë se do të dilte ta kërkonte djalin pasi ta ndreqte biçikletën, shkruan Insajderi.

“Prit sa të ndreqi biçikletën, pastaj dal e lypi”, kishte thënë babai i të miturit, Makfirës.

Nëna e të miturit për t7 kishte rrëfyer se për një natë nuk ishte kthyer djali i saj që sot është i vdekur.

Ka thënë se herën e fundit e kur e kishte parë djalin e saj 11-vjeçar, ai ishte ankuar tek nëna e tij se po rrihej fizikisht nga Safedin Osmani i cili ka pranuar se ka vrarë 11-vjeçarin.

“Djalit ja ka dhënë një flakaresh dhe më ka thanë djalin që më rrahu Safedini. Ne kemi dal me e kërkuar bukën e gojës vëllai im. Edhe djali im për ata ka dalë”, ka thënë ajo në t7..

Ajo ka thënë se pas ankesë nga djali i saj, Safedini ishte fshehur tek kontinieri dhe që i cili sipas saj ka dalë në skenë menjëherë pasi ishte larguar ajo.

“U kanë tek kontineri i fshehur dhe si e ka pa që nuk jam unë paska dalë. Dhe më pas prej këtij rasti nuk më ka ardhur djali më hiç. U bë ora 10 hiç, u bë ora 11 hiç, u bë 12 e natës hiç. Lypa nesër djalin se nuk erdh as në mëngjes as hiç” ka deklaruar ajo, shkruan Insajderi.

Makfire Ilazi thotë se kur kishte dalur për ta kërkuar të nesërmen djalin e saj, kishte takuar njeriun që e kishte vrarë. Thotë se filloi të belbëzoi dhe nuk u përgjigj.

“Të nesërmen e kam taku Safedin. I thash ku ma ke lanë djalin dhe ja nisi me belbëzuar dhe ma nuk e kam pa më kurrë”.

“Kur e pyeta ku ma ke lanë djalin hiç nuk më ka fol vetëm ka ecur sa më shpejt. Një pastrues ma kish gjet djalin dhe më pas e ka telefonuar Policinë e Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Babai biologjik i të miturit, kishte vdekur disa më parë, ndërsa Makfire Ilazi është duke jetuar me burrin e saj të ri./Insajderi.com