11 vjeçarja lind fëmijë, besohet se është mamaja më e re në Britani

11 vjeçarja lind fëmijë, besohet se është mamaja më e re në Britani

Një vajzë 11 vjeçare ka lindur një fëmijë dhe tani besohet të jetë mamaja më e re ndonjëherë në Britani, transmeton Insajderi.

Siç raporton ‘The Sun’ ajo mbeti shtatzënë në moshën dhjetë vjeçare teksa lindi në fillim të këtij muaji.

Nëna e re dhe foshnja e saj, e lindur pas më shumë se 30 javësh, janë të gjende të mirë shëndetësore.

Ndërkaq familja e vajzës nuk kishte ide se ajo po priste të bëhej nënë. Sipas një burimi që njeh familjen ky lajm ka qenë tronditës për ta, raporton kjo media.

Shërbimet sociale dhe shefat e këshillit po hetojnë rastin.

“Mosha mesatare në të cilën një vajzë fillon pubertetin është 11, megjithëse mund të jetë në çdo kohë ndërmjet 8 dhe 14 vjeç, ose më e re. Pesha ndikon në shumë hormone dhe për shkak se fëmijët janë më të rëndë, puberteti ndodh më herët këto ditë”, tha mjeku, Sun Carol.

Në vitin 2014, një foshnjë lindi nga një mama 12 vjeçare dhe një baba 13 vjeçar, mosha më e ulët e kombinuar e prindërve britanikë./Insajderi.com