11 vjecarja nga Vlora: Në vend që arti të përdoret për para, gjejeni ilaqin për coronavirusin

11 vjecarja nga Vlora: Në vend që arti të përdoret për para, gjejeni ilaqin për coronavirusin

Korona Virus është kthyer në temën e ditës, duke qenë në qendër të vëmendjes edhe për fëmijët e vegjël.

Një 11 vjeçare nga Vlora, Venera Çelaj sensibilizon nëpërmjet vizatimeve të saj për virusin që po ‘gjunjëzon’ botën, koronavirusin kinez.

Përmes disa fotove të publikuara në profilin e saj, Venera tregon se në vend që arti të përdoret për para është më mirë që të përdoret për të gjetur një ilaq kundër koronavirusin.

11 vjeçarja i referohet shitjes së një fotoje të një bananeje të ngjitur në mur, për 120 mijë dollarë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa shkruan se mund të jetë më mirë të kesh para por vdes para se t’i përdorësh.

“Trego humanizëm për botën dhe mos bëj shaka me artin për para. Meqë ra fjala, pse nuk i keni përdorur paratë për të gjetur një kurë për koronavirusin?”, ka shkruar 11 vjeçarja nga Vlora.

“Jam e sigurt se është më mirë të kesh para, por para se t’i përdorësh vdes!”./ Insajderi.com