Prishtinë: Nis performanca “Sinjalizo” kundër korrupsionit

Prishtinë: Nis performanca “Sinjalizo” kundër korrupsionit

Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit ka nisur në orën 09:00 performancën “Sinjalizo” kundër korrupsionit, përcjell Insajderi.

Fushata sensibilizuese e RAI po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, ku qytetarët do të kenë mundësinë të shohin shfaqjen 14-orëshe, përmes së cilët synohet të tërhiqet vëmendja ndaj dëmit që korrupsioni i shkakton shoqërisë, në mënyrë që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të sinjalizojnë korrupsionin.

Ndërkaq, në orën 11:00 do të ketë konferencë për shtyp, ku do flasin drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli dhe menaxherja e projektit të RAI-t “Ndërprit Heshtjen”, Elmerina Ahmetaj Hrelja.

Qytetarët mund të bëhen pjesë e këtij aksioni duke vizituar sheshin “Zahir Pajaziti”./Insajderi.com