Sulmoi vëllain e motrën me thikë, arrestohet nga policia

Sulmoi vëllain e motrën me thikë, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar mëngjesin e së premtes, pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë dy anëtarë të familjes, shkruan Insajderi.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kishte sulmuar me thikë vëllain dhe motrën e tij.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 16.07.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar me thikë vëllain dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh të PK-së./Insajderi.com