12 komunat ku VV mori mbi 50% të votave

12 komunat ku VV mori mbi 50% të votave

Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Podujevë, Kamenicë, Viti, Fushë Kosovë, Vushtrri, Obiliq, Hani Elezit.

Janë 12 komunat ku Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë mbi 50% të votave.

Ky numër i komunave ku subjekti politik i drejtuar nga Albin Kurti mund të rritet pas numërimit të votave nga diaspora, pasi në disa komuna është në prag të 50 përqindëshit.Në Prishtina ka arritur të fitojë 64.09% votave.

Një përqindje e nivelit kaq të lartë është edhe në Gjilan, ku VV ka fituar 63.24.

Vota të ngjashme ka marrë edhe në Mitrovicë, 63.04%.

Në Ferizaj mori 60.59%, ndërsa Vushtrri Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 60.08% të votave.

Në Podujevë ku tani Vetëvendosje qeverisë në nivel lokal, arriti të fitojë 59.45%.

Ndërsa, në Kaçanik arriti të fitojë 57.95% të votave. Në Viti 57.27%.

55.57% mori në Fushë Kosovë e 55.20% në Kamenicë.

Në Gjakovë arriti të fitojë 53.90%, ndërsa në Hanin e Elezit 53.06%

LVV në Obiliq mori 52.18% të votave. /Insajderi.com