12 mijë e 285 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

12 mijë e 285 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë është 12 mijë e 285, njofton Insajderi.

Nga gjithsej 502 mijë e 159 raste të dyshuara, pozitive kanë rezultuar 101 mijë e 794 persona .

ISHKPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është gjithsej 87 mijë e 423 raste.

Të dielën, Qeveria e Kosovës ka vendosur lehtësimin e masave anti-COVID’19, ku është lejuar hapja e shkollave, gastronomisë si dhe qendrave tregtare.

Derisa, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë nga ora 22:30 e mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit. /Insajderi.com