12 pjesëtarë të FSK-së bëhen pjesë e Infektivës për trajtimin e pacientëve me Coronavirus

12 pjesëtarë të FSK-së bëhen pjesë e Infektivës për trajtimin e pacientëve me Coronavirus

12 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga sot i janë bashkuar Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të trajtuar pacientët e infektuar me COVID-19, njofton Insajderi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Infektivës, Valbon Krasniqi, tha se ky është bashkëpunimi i parë në këtë fushë me FSK-në.

Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se këta ushtarë do i dalin në ndihmë profesionistëve shëndetësorë për rritjen e kapaciteteve dhe resurseve humane.

“Ne gjithmonë kemi nevoja për që të rrisim kapacietet tona jemi ne angazhim, muajin e kaluar kemi angazhuar 200 profesionistë shëndetësorë këtë javë do të angazhojmë edhe 375 të tjerë”, tha Ministri.

Ndërkaq, mbi një mijë e 200 profesionistë shëndetësorë deri më tani janë të infektuar me COVID-19 në nivel vendi ndërsa shtatë mjekë, pesë infermierë dhe një laborant kanë vdekur si pasojë e infeksionit me këtë virus. /Insajderi.com