Rritet numri

12 raste të reja me Covid-19 në Mal të Zi

Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19 në Mal të Zi. Shifrat arrijnë në 157 të prekur me Covid-19.

12 raste të reja me Covid-19 në Mal të Zi

Instituti i Shëndetit Publik i Mali të Zi njoftoi sot, se nga analizat e 438 mostrave, me koronavirus janë konfirmuar 12 raste të reja, njofton Insajderi.

Katër raste janë nga Rozhaja, tri nga Podgorica, dy nga Budva, dy nga Cetinje dhe një në Bar. Aktualisht ka 157 raste aktive të koronavirusit në Mal të Zi.

Mali i Zi ishte shteti i parë në që në fillim të muajit qershor kishte arritur ta kthente situatën me Covid-19 në 0 raste të infektuar. /Insajderi.com