12 raste të reja me koronavirus në Kosovë

12 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 69 mostrat e marra për testim, 12 prej tyre kanë dalur pozitive, shkruan Gazeta Online Insajderi.

Sipas njoftimit, 5 janë nga Komuna e Malishevës, 3 nga Fushë Kosova, 2 me venbanim në Prishtinë, 1 në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicës.

“Nga data 08.02.2020 deri me 30.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.151 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej (106) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ttutje ky Institut njofton se përgjatë 24 orëve, janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.242 kontakte të rasteve.