12 të vdekur dhe 1085 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

12 të vdekur dhe 1085 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar shifër rekorde të rasteve të reja me Coronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1085 raste të reja nga 3294 mostra të testuara, njofton Insajderi.

Më së tepërmi raste janë regjistruar në Shkup, 447.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima si pasojë e COVID-19.

Numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 31.527, janë shëruar 20.731 persona, ndërsa kanë vdekur 994. Janë 9847 raste aktive./Insajderi.com