12 pacientë kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore në këtë vend, të cilët kanë njoftuar se edhe 775 raste të reja pozitive janë shënuar gjatë kësaj kohe.
Numri i rasteve pozitive ka dalë nga kryerja e dy mijë e 698 mostrave të dyshimta.
Nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri kanë vdekur një mijë e 567 persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë prekur 93.850 veta.
Gjatë 24-orëshit të fundit janë shëruar 972 persona. Raste aktive në Shqipëri janë 34.547. /Insajderi.com