12 të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Somali

12 të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Somali

Të paktën 12 njerëz janë vrarë në një sulm vetëvrasës me bombë dhe armë në një hotel në pjesën jugore të Somalisë. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i sigurisë, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi “Al-Shabaab”.

Autoritetet njoftuan se një sulmues vetëvrasës e shpërtheu një veturë të mbushur me mjete plasëse në hotelin e famshëm “Medina”, në qytetin jugor të Kismayo-s të premten, para se disa sulmues të armatosur të hynin në hotel dhe të qëllonin me armë zjarri.

“Forcat e sigurisë e kanë marrë situatën nën kontroll. Sulmuesi i fundit është qëlluar dhe është vrarë”, tha zyrtari i sigurisë, Mohamed Abdiëeli.

“Ka trupa të pajetë dhe persona të plagosur brenda hotelit dhe nuk mund t’i japim hollësitë e sakta, por deri tash i kemi konfirmuar 12 trupa të vdekur dhe më shumë se 30 njerëz të plagosur. Besojmë se në sulm ishin të përfshirë katër sulmues, ndërsa numri i viktimave mund të rritet”, shtoi ai.

Dëshmitarët thanë se në mesin e personave të vrarë janë edhe një aktiviste e njohur e rrjeteve sociale, bashkëshorti i saj dhe një gazetar lokal. “Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm. I kam parë disa trupa të vdekur dhe njerëzit duke u larguar nga ndërtesat përreth”, tha dëshmitari Hussein Muktar.

Përndryshe, Sindikata Somaleze e Gazetarëve njoftoi se në mesin e të vrarëve janë edhe dy gazetarë.

Luftëtarët e grupit “Al-Shabaab” janë duke luftuar për më shumë se një dekadë që ta rrëzojnë qeverinë e tanishme të Somalisë. Besohet se ky grup përbëhet nga 5000 deri 9000 mijë anëtarë,